Një adoleshente humbi jetën pasi u përplas nga një tren mallrash ndërkohë që po kalonte hekurudhën. Ajo kishte vendosur kufje dhe po dëgjonte muzikë, gjë që e shpërqendroi për të mos parë rrugën.

Ajo u hodh 18 metra në ajër nga treni në Bjellorusi. Përvec se po dëgjonte muzikë, adoleshentja 15-vjeçare po lexonte mesazhe në celularë dhe nuk e pa lokomotivën që po afrohej.

Sipas mediave lokale, ajo u hodh në ajër nga hekurudha në stacionin e Rahachoë me dëmtime fatale. Ndonëse shoferi përdori frenat e emergjencës, ai nuk mund të ndalonte trenin. Ajo ishte gjallë kur u dërgua në spital, por lëndimet e shumta i morën jetën.

/Ora News.tv/