Kualifikimi në finalen e Kupës, Gjoka zbulon objektivat dhe situatën e Reginaldo

Kualifikimi në finalen e Kupës, Gjoka zbulon objektivat dhe

Kukësi "shkërmoqi" Skënderbeun edhe në takimin e dytë, teksa fituan me shifrat 3-1 për të kaluar në finale me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Pas takimit, trajneri i verilindorëve, Ernest Gjoka u shpreh se objektivat e tyre janë trofetë, diçka që do të sillte edhe entuziasëm në skuadër.

Mendoj që e kemi merituar kalimin në finale. Jemi të lumtur sot, të tjerat gradualisht. Po prodhojmë. Shameti mezi po presim ta kemi, sa më shumë cilësorë të kemi aq më mirë jemi. Kukësi është ekip që kërkon trofe, e dimë të gjithë. Edhe finalja nuk është pak. Tashmë duhet të vazhdojmë te kampionati dhe të fiksojmë vendin e dytë. Pastaj finalja është finale, por Kukësi do trofe.”

 “Jam shumë i kënaqur me Reginaldo. Është vlerë e shtuar për ne. Sigurisht që çdo njeri ka probleme, nuk jemi të “kulluar”. Edhe ai ka disa probleme, që mendoj se i ka më shumë me veten sesa me grupin. Po krijojmë një grup dhe Reginaldo po bën shumë mirë punë e tij. Po shënon po vrapon po bën gjithçka”-tha Gjoka për mediat.



EMISIONET