Kryetari i bashkisë së Tiranës ka sjellë dhe një herë në vëmendje çmimin që ka marrë. Por në fakt çfarë mendojnë të rinjtë. Sipas tyre argëtimi është kafja me miqtë.

''Mosha jonë për shembull shumë mirë mund të dalim të luajmë bulling, te shohim filma, të luajmë me straight light. Për aktivitete kulturore nuk kam vënë re shumë nga bashkia. Faktikisht aktivitete të përshtatshme për rininë do ishte filimisht ato sportive, pasi ka mungesë të caktuara të tyre duke patur parasysh që këto aktivitete zhvillohen në grupime individuale. Në qendër lëviz me shokët. Kur të kemi festa bëhet aktivitete, në përditshmëri nuk ka aktivitete.''

Por edhe pabet janë futur në trendin e aktiviteteve kulturore.

''Nga bashkia nuk më ofrohet ndonjë gjë por besoj se në Tiranë ka mjaftueshëm vende dhe aktiviteti që organizon vetë rinia për të na tërhequr. Edhe kafja është aktivitet. Aktivitet kulturor kemi edhe pabin neve.''

Mesa duket kryebashkiaku Veliaj kur flet për aktivitetet për rininë e ka fjalën pikërisht për të stimuluar qëndrimin në lokale, pasi aktivitetet kreative apo që do tu mundësojë të rinjve angazhim pak kush e di se ku janë.

/Ora News.tv/