Kryesimi i OSBE, pa fonde të mjaftueshme

Kryesimi i OSBE, pa fonde të mjaftueshme

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të marrë kryesimin e OSBE-së, që ashtu siç vetë e quan mazhoranca do të jetë një sfidë e madhe për diplomacinë shqiptare.

Pavarësisht se është një nga shtyllat kryesore për Ministrinë Për Evropën dhe Punët e Jashtme, buxheti i akorduar specifikisht për drejtimin e OSBE-së është i pamjaftueshëm.

Cakaj: Në këtë buxhet janë afërsisht 4 mln dollarë shtesë ekskluzivisht të dedikuar për shqiptarët e OSBE.

Kodheli: Paratë e shtuar në buxhet për shkak të këtij pozicioni që Shqipëria do të ketë vitin tjetër janë më pak se gjysma e asaj që do të keni nevojë. Në një kohë që do tju duhen rreth 10 mln euro.

Duke e njohur mirë dikasterin e Ministrisë së Jashtme, Ditmir Bushati nuk e sheh shqetësimin tek paratë, por tek fuqizimi i kapaciteteve administrative. Ish Ministri i jashtëm e shikon pozitive që do të jetë vetë Edi Rama në drejtimin e OSBE-së.

Bushati: Është mjaft inkurajues që siç ka deklaruar publikisht kryeministri ai do të jetë njëkohësisht edhe kryetari i radhës së OSBE, sepse është një garanci për efektivitet më të madh për t'i përfshirë të gjitha institucionet në këtë proces.

Gjithashtu Ministria e Jashtme do të ketë edhe një shtesë prej 14 punonjës, që do të jenë pjesë e Task Forcës për drejtimin e OSBE-së.

EMISIONET