Kryeqyteti është i Partizanit, Lushnja nuk ndal as Luftëtarin

Kryeqyteti është i Partizanit, Lushnja nuk ndal as Luftëtarin

Kanë përfunduar dy takimet përmbyllëse së javës së 27-të së Kategorisë Superiore.

Kryeqyteti është i Partizanit, me të kuqtë që kanë kaluar minimalisht Kamzën, 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënuan 14 minuta nga fundi i takimit, me autor brazilianin Cardozo. Sulmuesi 23 vjeçar bëri gjithçka mirë në të majtën e sulmit të Partizanit dhe pasi dribloi 2 mbrojtës kundërshtarë përshëndeti rrjetën e mbrojtur nga Abdyli.

Ky është rezultati i gjashtë pozitiv për "demat" ku kanë grumbulluar 14 pikë dhe duke vazhduar ngjitjen. Momentalisht të besuarit e Klevis Dalipit ndodhen në vendin e 3-të me 42 pikë ndërsa Kamza vazhdon periudha "JO"  duke rrëshkitur në vendin e 7-të me 34 pikë, +5 nga Teuta e zonës së ftohtë.

Fitore arriti dhe Luftëtari që mposhti pa vështirësi 2-0 Lushnjën. Në Gjirokastër vendosën golat e Kristal Abazaj dhe Bregu duke i dhënë një 3-pikësh mjaft të çmuar bluzijve që vazhdojnë të shpresojnë në një vend në Kupat e Europës vitin e ardhshëm.

EMISIONET