Kryeprokurori i SHBA: Në Shqipëri dërguam 4 prokurorë dhe 4 ekspertë policie

Kryeprokurori i SHBA: Në Shqipëri dërguam 4 prokurorë dhe 4

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions, mori pjesë në samitin e vendeve të rajonit në Kroaci, ku merrnin pjesë edhe kryeprokurorja Arta Marku si dhe homologët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara po investojnë tek partnerët e vet në rajon duke dërguar ekspertë amerikanë dhe personel për të luftuar krimit, duke bërë të ditur se katër prokurorë dhe katër ekspertë policie janë dërguar në Shqipëri.

Sessions: Fondet e Departamentit të Shtetit kanë bërë të mundur gjithashtu që ne të caktojmë këshilltarë të lartë të policisë. Kemi vendosur katër në Shqipëri, dy në Bosnje dhe Hercegovinë, dy në Serbi, katër në Kosovë dhe një në Mal të Zi dhe Maqedoni. Këto partneritete po japin fryte. Që nga viti 2015, vendet e përfaqësuara këtu kanë marrë më shumë se 180 dispozita për luftëtarët terrorist që marrin pjesë në luftëra të huaja.

Ai përmendi rastet e sukseseve të arritura në Kosovë, Kroaci, Serbi, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.

Sessions: Hetuesit e policisë së Kosovës të trajnuar nga personeli amerikan punuan me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë në një operacion që rezultoi në rreth 100 arrestime dhe kapjen e 258 kilogramë të lëndëve narkotikëve.

Departamenti i Drejtësisë punoi ngushtë përmes ndihmës së ndërsjellë ligjore me prokurorët në Kosovë dhe Serbi për të arrestuar 13 të pandehur në një nga ndjekjet më të mëdha të mashtrimit në internet.

Dhe ka shumë shembuj të tjerë për të cilët mund të flasim. Këto janë fitore të rëndësishme që na ndihmojnë të gjithëve.

Ne vazhdojmë të përballemi me kërcënime serioze nga terrorizmi, trafikantët e drogës, trafikantët e qenieve njerëzore dhe kriminelët e organizuar.

Por ne do të përballemi me këto kërcënime së bashku. Takimet që kemi mbajtur gjatë ditëve të fundit na kanë pozicionuar për të përmirësuar bashkëpunimin tonë. Ne kemi forcuar partneritetet tona dhe jemi të përgatitur për të arritur rezultate edhe më të mëdha në të ardhmen.

EMISIONET