Presindeti Ilir Meta deklaron se zgjedhja e kryeprokurorit të ri duhet të bëhet me dialog mes palëve. 

Në konferencën me homologun e tij malazez, Vujanovic, Meta u shpreh se kryeprokurori duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës, duke mosaprovuar çdo zgjedhje të njëanshme, pasi sipas tij do dëmtonte institucionet.

Ilir Meta:  "Lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, kjo është  përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. 

 Si President dua të nënvizoj se derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, është e rëndësishme dhe duhet të respektohet Kushtetuta e fryma e saj.  

Eshtë e rëndësishme të ketë mes aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështje, pasi çdo hap i njëanshëm  nuk do të ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit tek institucionet e reja të drejtësisë.

Meta u shpreh edhe për mosdekretimin e shefit të ri të SHISH duke thënë se ende nuk është i bindur për Helidon Bendon të propozuar nga Kryeministri Rama.

Ilir Meta: Duhet të kemi në konsideratë një vendimarrje e tillë është e rëndëishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur që një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë e efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm"

Thirrje për dialog për zgjedhjen e kryeprokurorit e ka bërë dhe kryeministri Rama në drejtim të kryetarit të partisë Demokratike Lulzim Basha, me këtë të fundit që propozon ndryshimin e Kushtetutës në pikën tranzitore për emërimin e prokurorit të ri


/Ora News.tv/