"Kryeprokurori", Basha deputetë të PS: O ushtarë të krimit, mos u gajasni

"Kryeprokurori", Basha deputetë të PS: O ushtarë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi me ngulm që futej në kalendarin e punimeve të Kuvendit edhe amendamentet kushtetuese të propozuara nga opozita për mënyrën se si zgjidhet kryeprokurori i përkohshëm

Teksa Basha bëri një ngatërresë me një nen kushtetues, deputetët e PS-së shpërthyen në të qeshura.

Kaq mjaftoi që Basha të shpërthente në akuza, duke i konsideruar si "ushtarë të krimit".

Basha: Keni kapur kryeprokurorin për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos e Qazim Sejdinit. Keni shkelur Kushtetutën dhe krim kushtetues. Ai që futi Estref Halilin në burg për një cigare hashash dhe që kreu vetëvrasje.

Në momentin që keni një propozim në tavolinë me 55 firma deputetësh duhet të futet menjëherë në rend dite.

Kjo sallë ku është kryer krimi kushtetues, vetëm kur ju të fusni një orë e më parë në program paketën që kemi ofruar për të rikthyer prokurorinë në krye të detyrës dhe jo në xhepin e Edi Ramës.

Nuk ke asnjë diskrecion, mos na fol sikur je mbret i kësaj salle, ka rregullore, ligj i ke shkelur dhe do të mbash përgjegjësi. Duhet të fusësh menjëherë në program amendamentin kushtetues.

Ruçi: Zt.Balla mos ndërhyjë.

Basha: O mjeran. S'ka nevojë ta mbaj përmendësh. O ushtarë të krimit, mos u gajasni. Por bëni të paktën përpjekjen në dukje. Rrugë tjetër nuk ka. Lëri lojërat, fut në program amendamentin.


EMISIONET