Kryeministri i Indisë ndan këshilla të yogas në internet që njerëzit të qëndrojnë të shëndetshëm

Kryeministri i Indisë ndan këshilla të yogas në internet

Kryeministri indian Narendra Modi ka ndarë disa këshilla për yoga me qytetarët,  për t’i ndihmuar të qëndrojnë të shëndetshëm ndërkohë që janë të izoluar në shtëpi.

Modi postoi një video të hënën në “Twitter”, pasi u pyet në lidhje me rutinën e tij gjatë izolimit.

"Shpresoj që ju gjithashtu të filloni të praktikoni Yoga rregullisht”, ka shkruar ai në Tiwtter krahas videos.

"Unë nuk jam as ekspert i fitnesit dhe as ekspert mjekësor. Praktikimi i jogës ka qenë një pjesë integrale e jetës sime për shumë vite dhe unë e kam parë të dobishme”, ka shkruar kryeministri në një tjetër postim

"Jam i sigurt se shumë prej jush kanë mënyra të tjera për të mbajtur trupin e shëndetshëm, të cilat gjithashtu duhet t'i ndani me të tjerët."

Kjo nuk është hera e parë që Modi ka ndarë rutinën e tij të yogas. Në ditën Ndërkombëtare të Yogas në Qershor të vitit të kaluar, ai postoi një video të ngjashme për të inkurajuar njerëzit të praktikojnë joga.

EMISIONET