Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho reagoi në lidhje me masat e marra nga qeveria shqiptare për mbrojtjen nga koronavirusi, duke i krahasuar ato me masat në Itali. SPaho shprehet se Rama mendon “vetëm për gjoba”, ndërsa shprehet se “duhet garanci ekonomike për shqiptarët”.

Edmond Spaho: Nuk luftohet virusi dhe pasojat e tij social-ekonomike vetëm me gjoba, gjoba, gjoba. Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Duhet përgjegjshmëri dhe një plan i qartë social - ekonomik.

Pa buxhet në dispozicon nuk blihen mjetet mbrojtëse për mjekët. Pa buxhet në dispozicion nuk paguhen qytetarët që po detyrohen të rrinë në shtëpi. Pa buxhet nuk ndihmohen më të varfrit! Pa buxhet në dispozicion nuk rimbursohen bizneset. #kryeministeriskaduar.


/Ora News.tv/