Kryemadhi tregon pse iku nga PS

Kryemadhi tregon pse iku nga PS

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 grade" në Ora News tregon pse iku nga PS.

"Unë jam një nga njerëzit që kam dhënë vitet më të bukura të jetës sime në PS dhe ika, ika sepse ishte zgjedhje ime. Por di të them që po ka shumë të tjerë që vazhdojnë të jenë në PS-së dhe vazhdojnë të japin kontribut për PS-në edhe pse nuk janë personazhe publikë, sepse ata kanë rregull që të jep leje vetëm Endri Fuga se kush do të dalë në tv. 

Por di të them që po të shikoni varfëria e personazheve nga Partia Socialiste në panelet televizive është shumë e madhe pasi të gjithë socialistët që janë vërtetë të tillë nuk mund të suportojnë dot këtë situatë. Të marrim për shembull Musa Ulqinin i cili kishte dalë sot dhe tha që Parlamenti funksionon edhe pa opozitën. Nuk i takon Musait ta thotë atë gjë. Po në ç’vend të botës mund të thash që Parlamenti pa opozitën është legjitim.


EMISIONET