Kryemadhi: Rezultati i sotëm në Këshillin Politik të implementohet pa humbur kohë

Kryemadhi: Rezultati i sotëm në Këshillin Politik të

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, shprehet se rezultati i sotëm i arritur në Këshillin Politk duhet implementuar pa humbur kohë.

Sipas saj, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s'ka demokraci dhe pa demokraci s'ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët.

Monika Kryemadhi: ''Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtar është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s'ka demokraci dhe pa demokraci s'ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët.''

''LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë.''

Lexo edhe: "Tym i bardhe!" Arrihet marrëveshja për reformen zgjedhore, SHBA e BE të kënaqur

EMISIONET