Përveçse  President, Ilir Meta, nuk i ka shpëtuar edhe identifikimit si bashkëshort i Monika Krymadhit.

"Është bashkëshort shumë i mirë" shprehet kryetarja e LSI.

Teksa të gjithëve na ka bërë përshtypje një profil i ri i Presidentit, jashtë kornizave strikte që jemi mësuar ta shohim në përgjithësi, Kryemadhi e ftuar në RTV Ora nuk ndan këtë opinion.

Kryemadhi: Ky ka qenë formati i Metës historikisht por mungesa e rrjeteve sociale, mungesa e komunikimit mediatik më të shpeshtë, në këtë periudhë ka filluar komunikimi i hapur. Shohim një njeri krejt ndryshe. Është dhe më i mirë dhe më i çlirët dhe ka një humor të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme. Përveç kësaj është sdhe shumë më tolerant se unë. Ai ka dhe një element tjetër shumë pozitiv për të, por shumë negativ për kundërshtarët e tij politik. Ilir Meta po u vendos në principe është makineri politike e pathyeshme.

Kryemadhi thotë se Metën e kanë mbrojtur vetëm principet.

Kryemadhi: Është politikani më i sulmuar në mënyrën më të padrejtë në të gjithë jetën politike shqiptare për shkak të origjinës që vjen. Ilir Meta përfaqëson çdo qytetar shqiptar që vjen nga një familje e mesme, që i dha shansin për tu bërë deputet, ministër, kryeministër, kryetar parlamenti,president vetëm në sajë të demokracisë. Nëse do të shkatërrojmë demokracinë asnjë fëmijë i shqiptarëve nuk do të ketë shansin për tu bërë dikush për të drejtuar Shqipërinë.Do të mbetemi gjithmonë te djali i mamit, djali i babait, goca e mamit, goca e babit.





/Ora News.tv/