Pas takimit me ambasadorin gjerman dhe ekspertët e reformës zgjedhore, Basha ka thirrur në takim edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe nënkryetarin e kësaj partie Petrit Vasili.

Burimet bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në selinë blu, me fokus reformën zgjedhore.

Nesër në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

Takimi i Bashës me diplomatin gjerman vjen një ditë pas takimit që kryedemokrati pati me Yuri Kim, ku dha garancinë se opozita mbetet e angazhuar për përmbylljen e reformës brenda 31 majit.

/Ora News.tv/