Krujë: Digjnin furrat e gëlqeres duke shkaktuar ndotje të ajrit, procedohen 4 persona

Krujë: Digjnin furrat e gëlqeres duke shkaktuar ndotje të ajrit,

Policia e Krujës ka vijuar operacionet kundër krimeve mjedisore.

Katër persona janë proceduar nëgjendje të lirë pasi u kapën duke djegur furra gëlqerore dhe shkaktonin ndotje të ajrit.

''Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

B. C., 50 vjeç, B. V., 57 vjeç, A. H., 53 vjeç dhe M. S., 71 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë në fshatrat Krastë dhe Halil, Krujë, duke djegur furra gëlqerore'', thuhet në njoftimin e policisë.

Të katër të arrestuarit do të procedohen për veprën penale "Ndotja e ajrit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(Foto ilustruese)

EMISIONET