Pas denoncimit të ish-kryeministrit Berisha për përfshirë të një oficeri policie në Krujë në një konflikt me disa persona, Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në 23 gusht.

Ngjarja ka ndodhur pas  një konflikt çasti, ndërsa punonjësi i policisë nuk ka qenë në detyre, thotë policia.

Policia në njoftimin e saj sqaron: Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti S.Berisha, ku pretendohet se janë fshehur dy ngjarje nga Komisariati i Policisë Krujë, informojmë se: Për ngjarjen ku është përfshirë në konflikt një oficer policie pranë Komisariatit të Policisë Krujë, janë kryer të gjitha veprimet e duhura ligjore.

Konflikti ka ndodhur më datë 23.08.2018, rreth orës 17:00, në rrugën "Kala" ku për motive të dobëta, të çastit (zënie rruge me mjet, për përparësine e kalimit) dhe janë konfrontuar fizikisht shtetasit B.T. 66 vjeç, K.T. 31 vjeç (nipi i B.T.) dhe D.T. (mbesa e B.T.) banues në Krujë me shtetasit E.Q. 36 vjeç, punonjës policie dhe A.Q.41 vjeçe, motra e E.Q. 

Oficeri i Policisë nuk ka qenë në detyrë kur ka ndodhur konflikti.

Po ashtu blutë e Krujës thotën se "Në respekt të paanshmërisë së hetimeve, të gjitha veprimet hetimore mbi ngjarjen e mësipërme janë kryer nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë duke filluar procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve B.T. dhe K.T. për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje" në bashkëpunim.

Komunikata nga Oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë është dhënë ditën e sotme dhe do të pasqyrohet në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit ditën pasardhëse".

Ndërsa në në lidhje me ngjarjen tjetër të denoncuar nga Berisha, ku në garazhin e shtetasit Sh.Sh. është vendosur një sasi lëndë shpërthyese, policia thotë se njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në komunikatën e publikuar sot.

Statusi i Berishës për të dyja ngjarjet

Narko policia e Fatzi Droges fsheh ne menyre monstruoze krimet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Zoti Berisha,uroj gjithe te mirat per Ju!Nuk dua te publikohem ju lutem...!Dy ngjarje sot ne qytetin e Krujes dhe nuk publikohen! 1:Insepktori i policise Indrit Qyshka i çan koken me pistolete nje femre dhe ajo shkon me urgjence ne spitalin ushtarak,asnje lajm per kte gje,asnje deklarat nga Policia e Shtetit . 
2: Qe ka dhe me rendesi, Muharrem Shetes,kusheririt te Linda Rames ne Kruje ,mbrem i esht vene tritol ne shtepi,qe ka tronditur ter Krujen.Personi i mesiperm trafikant droge,armesh,etj.Si shum te tjer qe Linda i ka punesuar Drejtore ne Arsim,Shendetesi si :Y.K,B Sh;R Sh,F R, (Te gjith keto emra jan me njeri tjetrin burr,grua,moter ,vlla)etj pa patur asnje lloj vlere e eksperiencash dhe ky Muharrem Sheta merr rrog ne Oshe.Respekte Doktor dhe te lutem mos me publiko emrin .Rrespekte doktor,”


/Ora News.tv/