Lëndimet e pësuara nga Toni Kroos dhe Luka Modriç e panë Zinedine Zidane të kthehet te Mateo Kovaçiç për udhëtimin e Real Madridit në Leganes dhe mesfushori kroat ishte i shkëlqyeshëm.

Jo vetëm që ai kompletoi 96.7 përqind të pasimeve të tij (88 nga 91) por mesfushori ishte i përfshirë në të gjitha golat e Real Madridit në fitoren 3-1.

Kovaçiç startoi lëvizjen sulmuese që çoi në barazimin e Lucas Vazquez, para se ai të bënte dy lëvizje verbuese  që çoi në golin e Kasemiro-s.

 Pastaj, për të përmirësuar performancën e tij, Kovaçiç fitoi penalltinë që u shënua nga Sergio Ramos.

/Ora News.tv/