As terapitë me ujë dëbore nuk e largojnë vëmendjen e Presidentit Ilir Meta nga kriza politike në Shqipëri. Pas letrës së djeshme drejtuar Kuvendit, ku kreu i shtetit akuzonte Edi Ramën si autori kryesor i kapjes së shtetit, tashmë ka thumbuar edhe ndërkombëtarët për qendrimet e tyre të njëanshme. 

I fundit që mbajti qëndrim për krizën ishte Zëvendësndihmës sekretari i amerikan i shtetit Mathew Palmer, i cili u kërkoi palëve që të pritet gjykata kushtetuese për t’i dhënë zgjidhje krizës zgjedhore. 

Ilir Meta:  Më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?

Presidenti vazhdimisht ka nënvizuar se objektivi i tij është 18 Tetori, dita kur BE do të marrë vendimin për negociatat me Shqipërinë. Ai ka akuzuar Ramën, Bashën dhe Kryemadhin që me qëndrimet e tyre po kërcënojnë integrimin e Shqipërisë në BE.



/Ora News.tv/