Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta.

Në një postim në twitter, sekretari i OSBE thotë se kanë diskutuar për situatën politike në vend.

"Me Presidentin Meta, diskutuan situatën aktuale në Shqipëri dhe se si mund të ndihmojë OSBE-ja. Gjithashtu diskutuam kryesimin e ardhshëm të OSBE-së nga Shqipëria", shkruan Greminger.


/Ora News.tv/