Shpopullimi i vendit është një nga shqetësimet kryesore të Presidentit.

Ilir Meta i ftuar në "Tempora" në RTV Ora sheh përgjegjës për ikjen masive të fuqisë punëtore të gjithë faktorët politikë që po mbajnë gjallë një krizë artificiale politike.

Meta: Plani i integrimit në BE nuk është se do kishin bërë dialog politik, do ishin ndëshkuar çështjet e dosjeve si Dibra dhe Shijaku, reforma në drejtësi do të zbatohet sipas Kushtetutës. Do mbështetej iniciativa e presidentit për shfuqizuar 30 qershorin dhe zhvilluar zgjedhje gjithëpërfshirëse.Jo vetëm ky konflikt por dhe mungesa e dialogut politik, është e mjaftueshme për të mos hyrë në BE. Të gjithë ata që mbështesin këtë konflikt janë të interesuar për zhbërjen e Shqipërisë.

Meta nuk pret zgjidhje nga ndërkombëtarët. Edhe pse e vështirë, zgjidhja thotë ai do të vijë nga brenda.

Meta: Nuk kam shumë shpresë të ndërkombëtarët se kanë hallet e tyre. Pse është shpopulluar Shqipëria nuk është problem i madh dhe për Gjermaninë që kërkon fuqi punëtore. Edhe Kanadaja. Nuk është tragjedi e madhe për ta. Për ne është problem i madh, dhe nuk e dimë se çfarë do të na vijë se ky vend bosh nuk do të ndodhë. Vetëm ne do ta zgjidhim. Sa i takon kushteve të Bundestagut është zhgënjyese që nuk ka asnjë përpjekje serioze për të krijuar frymnën që jep një zgjidhje dhe shpresë.





/Ora News.tv/