Kriza, Juventus tenton yllin e Napolit

Kriza, Juventus tenton yllin e Napolit

Napoli po kalon një moment "JO" në këto javë të para të sezonit 2019-2020.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti nuk po bind me lojën në fushën e blertë, çka ka sjellë revoltën e tifozëve jugor. Një situatë që nuk i ka pëlqyer aspak as presidentit, Aurelio de Laurentiis, që po përgatitet për të bërë një revolucion të vërtetë në ekip.

Shumë prej yjeve pritet të largohen dhe njëri prej tyre është Allan. Braziliani nuk do të rinovojë një kontratë të re me Napolin. Dhe ky fakt, pritet të vendos në lëvizje Juventusin, me bardhezinjtë që janë gati për të përfituar.

Sipas "Corriere dello Sport", Juventusi do të tentojë gjithçka në merkaton e janarit. Kontrata aktuale e Allan skadon në vitin 2023, por viti i ardhshëm pritet ta gjej me një tjetër fanellë.



EMISIONET