Forma e dobët që po kalon në këtë sezon, duket se ka detyruar numrin një të Realit të Madridit të hap kuletën.

Sipas mediave spanjolle, Fiorentino Perez po bën gati 300 milionë euro, para këto që madrilenët do t'i përdorin për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Prestigjozja spanjolle "Marca" shkruan se lojtarët që mund të veshin bluzën e mbretërorëve janë emra tepër të rëndësishëm në këtë pikë të sezonit, si Neymar, De Gea, Lewsandowski, Hazard dhe Harry Kane.



/Ora News.tv/