Kriza e emigrantëve 'përplas' Turqinë dhe Greqinë, Erdogan: Evropa të marrë përgjegjësinë e saj

Kriza e emigrantëve nga Siria ka sjellë një dyndje të jashtëzakonshme në kufirin turk dhe atë grek.

Presidenti turk flet për 120 mijë emigrantë, ndërsa drejtuesit e BE-së po vizitojnë kufirin sot. Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme Evropane ndodhet në Ankara për monitorimin e situatës.

"Ka 120,000 emigrantë që janë nisur nga zonat e brendshme të Turqisë në kufirin me Greqinë, për të provuar të hyjnë në BE deri në mëngjes, pasi Ankaraja njoftoi se nuk ka më ndërmend t'i ndalojë ata." Shkroi në Twitter ministri i Brendshëm turk Sulejman Soylu.

Shifra është dhjetë herë më e lartë se ajo e raportuar nga autoritetet e Athinës dhe OJQ-të ndërkombëtare.

Greqia pretendoi se kishte refuzuar mbi 4,000 emigrantë që po përpiqeshin të kalonin kufirin.

Bullgaria, e cila ka forcuar kontrollet, mohon se ka pasur probleme në kufi. 

Ndërkohë, reagimi midis Greqisë dhe Turqisë vazhdon. Ankaraja nuk i ndalon emigrantët, Athina i refuzon dhe i arreston.

Turqit akuzojnë Grekët për vrasjen e një emigranti sirian. 

Grekët akuzojnë turqit se kanë kërcënuar me vetëdije sigurinë kombëtare të Athinës dhe dënojnë me katër vjet burg këdo që hyn në mënyrë të paligjshme në vend.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është duke aplikuar strategjinë e tij dhe i bën thirrje Evropës që "të marrë përgjegjësinë për pjesën e saj të barrës". 

Deri më tani janë të paktën dy persona të mbytura nga deti, përfshirë një fëmije, në brigjet Greke.

Nga ana tjetër, kryeministri italian Matteo Salvini thërret ndërhyrjen e ushtrisë: "Ndalesë definitive për Turqinë në Evropë, anulimin e miliardave të garantuara nga Brukseli në Ankara dhe anulimin e marrëveshjes doganore të 1995. Qëndrimi i Erdoganit është i papranueshëm dhe meriton masa drastike: vendet anëtare menjëherë dërgoni ushtarë dhe automjete ushtarake për të mbrojtur kufijtë Greko-Turk dhe Bullgaro-Turk. Për vite me radhë unioni ka ngritur rrezikun turk: Evropa duhet të hapë sytë para se të jetë tepër vonë.”

Që nga agimi i së Shtunës, autoritetet greke kanë ndaluar 24,000 njerëz të hyjnë në vend.

Ndërkohë drejtuesit e BE-së kanë mbërritur sot në kufi: Presidenti i Komisionit, Ursula von der Leyen, Charles Michel, President i Këshillit Evropian dhe David Sassoli, President i Parlamentit Evropian .

"Prioriteti ynë është t'i japim Bullgarisë dhe Greqisë gjithë mbështetjen e nevojshme për të menaxhuar situatën në terren. Sfida me të cilën përballet Greqia është një sfidë evropiane," - njoftoi Von der Leyen para nisjes.

EMISIONET