Kristo: Korrupsion dhe në komunizëm, në demokraci loja ishte: Unë vjedh 100, ti merr 1

Kristo: Korrupsion dhe në komunizëm, në demokraci loja ishte:

Gazetari, Erion Kristo, thotë se korrupsioni në Shqipëri ka ekzistuar edhe në komunizëm kur kishte një kontroll të rreptë.

Por me hyrjen e demokracisë, deklaroi ai në emisionin "Ekopolitikë" në RTV Ora, loja u hap: Unë të vjedh 100, ty të lë vjedhësh vetëm 1.

Kristo: Në kohën e komunizmit që ishte kulmi i kontrollit, nuk mund të ekzistojë më në Shqipëri një sistem që kontrollon çdo metër katrorë të territorit dhe të njerëzve, prapë kishte korrupsion.Funksiononte në mënyrë të thjeshta, me një pako kafe, me një fërrnet, me një futje pa rradhë. Korrupsioni ishte dhe shtëror se shteti bënte kontrabandë cigaresh.Erdhëm dhe njëherë në zhdukje të shtetit. Meqë njerëzit janë të varfër nuk duhet të bëjnë korrupsion. Kur nuk ke lekë nuk duhet të korruptohesh fare. Loja është shumë e thjeshtë, unë të vjedh 100 por të lë ty të vjedhësh 1.Elitat shoqërore në ushtri, polici, arsim, kulturë vodhën shumë dhe lejuan dhe të tjerët që të vidhnin nga pak në mënyrë që të legjitimonin vjedhjen e tyre. Flas në kohën e demokracisë.


EMISIONET