Kristian Preçi humbi jetën nga tërmeti, ishte i dënuar me burg padrejtësisht

Kristian Preçi humbi jetën nga tërmeti, ishte i dënuar me

Një nga viktimat e tërmetit të frikshëm ka qenë dhe Kristian Preçi. Ai ishte banor i Thumanës, zona që u prek më shumë nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit me pasoja katastrofike, ku kanë humbur jetën mbi 15 persona dhe 600 të tjerë të plagosur. Ai u gjet i pajetë nën rrënoja.

Kristani para dy vitesh kishte dalë nga burg. Pas ndarjes nga jeta të Kristian Preçit, avokati i tij Ilia Kondi shpreh ngushëllimet më të sinqert famijes së tij.

"Sot humbi jetën nga tërmeti Kristian Preçi banor i Thumanës, klienti im që fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë. Ngushëllim familjarëve, qoftë i parajsës. Kristiani ishte një djalë i mrekullueshëm. Iku shpejt", shkruan avokati.

Kujtojmë se Kristian Preçi ka qenë i burgosur padrejtësisht dhe pas investigimit dhe publikimit të rastit të tij në emisionin "BOOM", 26-vjeçari rifitoi lirinë dhe çështja ndaj tij u pushua.


EMISIONET