Kreu i OBSH: Lehtësimi i masave nuk sinjalizon përfundimin e pandemisë, qytetarët të vijojnë kujdesin personal

Kreu i OBSH: Lehtësimi i masave nuk sinjalizon përfundimin e

Kreu i OBSH-së Tedros Ghebreyesus deklaroi ditën sotme se lehtësimi i masave izoluese nga shtetet, nuk do të thotë se pandemia ka përfunduar.

Në fakt, sipas tij, kjo do të shënojë fillimin e një faze të re. Qytetarët ashtu si dhe qeveria duhet të vijojnë që të respektojnë masat e higjienës dhe të distancimit social.

Masat izoluese mund të ndihmojnë në uljen e presionit të shkaktuar nga pandemia, por ato nuk mund ta adresojnë 100 përqind pandeminë.

Qeveritë duhet të tregohen të gatshme që të kryejnë sa më shumë teste dhe të izolojnë çdo rast.

Tedros gjithashtu shprehet se lehtësimi i këtyre masave në mënyrë graduale do t'i vendosë shtetet në një lloj gatishmërie për përhapjen e një vale të dytë nga koronavirusi.

EMISIONET