Presidenti Ilir Meta publikoi një foto ku shfaqen mjekë dhe infermierë, që janë duke u përballur në vijën e parë të frontit në luftën me koronavirusin. “Krenar për Shqiponjat tona”, shkruan Meta, teksa shpërndan foton ku mjekët bëjnë me duar simbolin e Shqiponjës.

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe gjithë botën, mjekët dhe infermierët janë duke u përballur me një sfidë të madhe, mbajtjen nën kontroll të infeksionit, që deri tani i ka marrë jetën mijëra njerëzve në të gjithë botën.

/Ora News.tv/