Krasniqi: Turqia rriti harmoninë në ekip, ndaj Laçit marrim vetëm fitore

Krasniqi: Turqia rriti harmoninë në ekip, ndaj Laçit marrim

Kukësi e mbylli me fitore fazën përgatitore të dimrit, ku mposhti 2-0 Shaktar Karagandy. Një paraqitje mjaft e mirë kjo nga verilindorët, që morën një humbje, një barazim dhe një fitore nga ky turne i shkurtër në Antalia.

Pas kësaj eksperience në tokën turke, mbrojtësi i verilindorëve, Gëzim Krasniqi është shprehur i kënaqur me atë që djemtë dhanë në fushën e blertë. Ndërkohë ka shtuar se të tillë turne shërbejnë për mirë në klimën e klubit.

"Të them të drejtën jemi përgatitur mirë. Të paktën në Turqi fiton shumë. Kanë terrenet e mira. Janë perfekte si nga koha dhe terrenet. Ekipi po përgatitet mirë dhe besoj se i kemi marrë maksimumin. Kjo fazë besoj se shërben shumë pasi bashkon grupin, krijon harmoni dhe rrit cilësinë në ekip. Atmosfera bëhet më pozitive, pasi je gjithë kohën bashkë. 

Konkurenca me Partizanin? Ne jemi këtu për të fituar titullin dhe jo për të përmendur Partizanin. Do të luftojmë deri në fund për të fituar titullin. Ne nuk duhet të merremi me emrat e kundërshtarëve për të luftuar për titullin por duhet të bëjmë punën tonë. Ti marrim maksimumin çdo ndeshjeje, qoftë ajo Skënderbeu, Partizani apo Kastrioti e Laçi. Janë 4-5 ekipe që janë aty-aty. Ne do i bëjmë hyzmetin për t’i shkuar deri në fund kësaj pune që kemi nisur."

Sa i përket ndeshjes së ardhshme kundër Laçit, Krasniqi u shpreh:

Sfida me Laçin? Do ta fitojmë, patjetër."-përfundoi mbrojtësi.


EMISIONET