Kraki: Me lobimet e Thaçit u arrit strategjia serbe, Kosova sot më shumë më pak shtet se në 2007-n

Kraki: Me lobimet e Thaçit u arrit strategjia serbe, Kosova sot më

I ftuar në RTV Ora, profesor Nezir Kraki u shpreh se bisedimet Kosovë-Serbi, për opinioni publik kanë qenë sekret.

Ai tha se presidenti Thaçi ka ndërmarrë veprime për këtë çështje më shumë në aspekt personal se sa duke vënë në dijeni qeverinë dhe parlamentin.

Nezir Kraki: Nga opinioni publik të gjitha kanë qenë sekret qysh nga viti 2013. Ne nuk kemi informacione për takimet që Thaçi ka pasur edhe me Vuçiçin, vetëm dalin lajme për lobime, për takime, me avancim idesh për shkëmbim territoresh. E gjithë kjo ndërmarrje me kostumin presidentit, ka qenë më shumë ndërmarrje personale e Thaçit, se sa e Kosovës, në dijeni me qeverinë dhe konsultim me parlamentin. 

Zoti Hoti do të kërkojë atë që do t’i thonë të kërkojë, kështu që nuk ka shumë rrugë manovrimi për të, as për Thaçin. Tërheqja e reciprocitetit dhe pranimi publikisht se Kosova heq dorë nga subjektiviteti për pranim si shtet, Kosova pranon atë Thaçi ka vite që e proklamon, se Kosova nuk është çështje e mbyllur, por e hapur dhe që nuk ka status. 

Kraki shtoi se më fushatën e lobimeve të tij, presidenti Thaçi e ka çuar çështjen në pikën e strategjisë serbe, ku Kosova nuk ka më shtetësi me konture të pranuara.

Nezir Kraki: Tani pas disa vitesh fushate të Thaçit me lobimet e tij u arrit në pikën e strategjisë Serbe, e cila ka thënë që nga vitit 2008, Kosova nuk ka shtetësi me konture të pranuara botërisht dhe ja ku jemi tek ajo që thoshte Vuk Jeremiç: Shtet fantazmë. Kosova del dhe pranon që nuk ka konture shtetërore, pasi i referohet si zonë, jo si shtet. Këto janë regrese që askush nuk i ka menduar, se më shumë ka qenë shtet Kosova në vitin 2007 se sa sot./ Intervistoi Beti Njuma, përgatiti Andi Kurti

EMISIONET