Krah kujt do të prezantojë Xhesi Muçaj në "Dy Botë"? Moderatori jep përgjigjen

Krah kujt do të prezantojë Xhesi Muçaj në "Dy

Në emisionin "Mes Yjesh" të Xhesi Muçajt në Ora News, ishte i ftuar moderatori i TV Ora, Tobias Xhaxhiu.

Tobias Xhaxhiu foli për emisionin e tij kulturor "TOTEM", një prurje e re që transmetohet çdo të premte në Ora Hd, si dhe për risitë që do t'i bashkëngjiten këtij ekrani, nën drejtimin artistik të producentit italian, Pietro Zaniboni.

Tobias Xhaxhiu gjithashtu zbuloi emrin e formatit më të ri "game show" që do të nis së shpejti në ekranin e TV ORA, "Dy Botë", ku ai është bashkëautor. Gjatë intervistës u bënë publikë edhe emrat e dy prezantueseve të këtij formati argëtues, përkatësisht Xhesi Muçaj dhe Rudina Dembacaj.

Emri i Dembacaj erdhi si një surprizë për të gjithë, pas largimit për motive personale nga produksioni të moderatores së "Why Not", Roza Lati.

EMISIONET