Kosovë, ende asjë rast të konfirmuar me koronavirus

Kosovë, ende asjë rast të konfirmuar me koronavirus

Kosova vijon të mos ketë asnj rast të dyshuar me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë raportoi se deri më tani janë testuar 75 monstra të dyshuara me virusin SARS-CoV-2, dhe të gjitha kanë rezultuar negative. “Nga data 08.02.2020 deri më 10.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative”.

Megjithatë, në deklaratën e IKSHPK, thuhet se gjatë mbrëmjes të datës 10 mars, janë konstatuar 7 raste të dyshimta nga Klinika Infektive dhe në një Spitalin Amerikan. Pas analizave për tetë pacientët, kanë rezultuar se ata nuk janë të prekur nga koronavirusi.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në  virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të tetë pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në deklaratën e IKSHPK.

EMISIONET