Një efektivi i policisë së Kosovës ka vrarë një qytetar në Gjilan. Inspektoriati policor i Kosovës bëri të ditur se mëngjesin e sotëm efektivi me iniciale V.H jashtë detyrës ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi, i identifikuar me iniciale L.S.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit. Efektivi është arrestuar dhe me vendim të prokurorisë është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai gjithashtu është pezulluar nga detyra.

/Ora News.tv/