Kosovë: 3 raste të reja të dyshuar me koronavirus, një prej tyre shtetas kinez

Kosovë: 3 raste të reja të dyshuar me koronavirus, një prej

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë duke u trajtuar edhe tri raste të reja të dyshuar me koronavirus.

Në mesin e personave që po trajtohen është edhe një person me origjinë nga Kina i cili ka ardhur në Kosovë në fillim të muajit shkurt, shkruan Telegrafi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Personat që po trajtohen janë një femër 27 vjeçare nga Prishtina e cila studion në Itali në afërsi të Romës, një mashkull 39 vjeç nga Prishtina i cili është i punësuar në Milano dhe një shtetas kinez 28 vjeçar i cili ka ardhur nga Kina në Kosovë më 02.02.2020”, ka thënë Fazliu.

Fazliu ka thënë se iu janë marrë mostrat për analiza dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

EMISIONET