Kosova i dorëzon Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Kosova i dorëzon Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Oliver

Përmes zyrës së EULEX-it në Beograd, Prishtina i ka dorëzuar Ministrisë serbe të Drejtësisë dokumentacionin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, shkruajnë mediat serbe.

Dokumentacioni përmban raportin e autopsisë dhe atë të hetimit, dhe pritet t’i dorëzohet Prokurorisë për Krim të Organizuar, ka njoftuar sot Ministria serbe e Drejtësisë, transmeton Telegrafi.

Prokuroria për Krim të Organizuar kishte kërkuar në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit në pjesën veriore të Mitrovicës, që autoritetet kosovare t’ua dorëzojnë një kopje të raportit të hetimit, skicat nga vendi i krimit dhe të gjitha të dhënat tjera që mund të ndihmojnë në ndriçimin e kësaj vrasje. /Telegrafi/

EMISIONET