Koronaviursi, Kina tregon pse u shkarkuan dy zyrtarët e lartë

Koronaviursi, Kina tregon pse u shkarkuan dy zyrtarët e lartë

Të enjten, ambasadori i Kinës në ShBA Cui Tiankai dha një intervistë  për drejtuesin e emisionit "Morning Edition" të Radios Publike Kombëtare  (NPR) të ShBA-së Steve Inskeep, ku iu përgjigj pyetjeve për gjendjen e  epidemisë së koronavirusit të ri në Kinë. 

Duke folur për arsyen e shkarkimit të dy zyrtarëve të lartë të  provincës Hubei nga detyra, Cui Tiankai tha se ky vendim është një  përgjigje ndaj zërave të popullit. Në gjendjen e tanishme të  jashtëzakonshme, duhet të zgjidhen drejtues më të aftë. 

Cui Tiankai tha se epidemia e koronavirusit të tipit të ri është një  sfidë e madhe ndaj Kinës dhe është gjithashtu një sfidë e madhe ndaj  bashkësisë ndërkombëtare. Kjo sfidë është e jashtëzakonshme dhe masat e  ndërmarra nga Kina janë të jashtëzakonshme. Kina po bën të gjitha  përpjekjet për ta kontrolluar epideminë, duke ulur ndikimin negativ të  sjellë prej saj ndaj ekonomisë e shoqërisë.

/Marrë nga CRI

EMISIONET