Koronavirusi, Xi Jinping-u, bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll

Koronavirusi, Xi Jinping-u, bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll

Të martën në mbrëmje, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

Në bisedë, Xi vuri në dukje se ditët e fundit, epidemia e koronavirusit të ri është në përhapje të shpejtë në Spanjë.

"Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, i shpreh ngushëllime të sinqerta qeverisë dhe popullit spanjoll," tha Xi.

Ai theksoi që, me përpjekjet e mëdha nga i gjithë vendi, Kina ka pasur arritje pozitive në parandalimin e kontrollin e epidemisë dhe ka dalë nga faza më e vështirë.

Tani, kjo epidemi është përhapur në shumë vende të botës, Kina është e gatshme të zhvillojë bashkëpunim ndërkombëtar dhe të ofrojë ndihmë brenda mundësive.

"Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar, duke qëndruar i bashkuar, ta shndërrojë krizën në mundësi dhe ta përballojë ndikimin e epidemisë me veprime praktike dhe me bashkëpunim të hapur, për të ruajtur shëndetin publik global", u shpreh kreu i shtetit i Kinës, shkruam Radio e Jashtme e Kinës.

Spanja deri tani shënon 11,826 raste të prekura në total, 533 vdekje dhe 1,028 të shëruar. 

EMISIONET