Koronavirusi vrau 97 persona të dielën, shkon në 908 numri i vdekjeve

Koronavirusi vrau 97 persona të dielën, shkon në 908 numri i

Numri i njerëzve të vdekur nga koronavirusi i ri u rrit me 97 të dielën, numri më i madh i viktimave i regjistruar në një ditë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë tashmë ka arritur në 908 - por numri i personave të sapo infektuar në ditë është stabilizuar.

Në të gjithë Kinën, 40.171 persona janë të infektuar ndërsa 187.518 janë nën vëzhgimin mjekësor.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka dërguar një ekip ekspertësh në Pekin për të ndihmuar në hetimin e virusit të ri.

Sipas të dhënave të autoriteteve kineze, 3,281 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë spitalin.

Të hënën, miliona njerëz u kthyen në punë pas pushimit të Vitit të Ri Lunar, i cili u zgjat nga 31 janari për të frenuar përhapjen e virusit.

Por masat paraprake mbeten në vend, duke përfshirë reduktimin e orarit të punës, dhe rihapjen selektive të vendeve të punës.

Gjatë fundjavës, numri i vdekjeve të koronavirusit kapërceu atë të epidemisë Sars në 2003 i cili gjithashtu filloi në Kinë dhe vrau 774 njerëz në të gjithë botën.

OBSH të shtunën tha që numri i rasteve të reja në Kinë  është "duke u stabilizuar" - por paralajmëroi se ishte shumë herët për të thënë nëse virusi kishte arritur kulmin.

Të dielën në mbrëmje, organizata dërgoi një mision ndërkombëtar për të ndihmuar në koordinimin e një përgjigje ndaj shpërthimit.

Virusi i ri u raportua për herë të parë në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei. Qyteti me 11 milion ka qenë i mbyllur  për javë të tëra.

Përhapja u shpall një emergjencë globale nga OBSH më 30 janar.

EMISIONET