Koronavirusi rëndon të varfërit, apeli i familjeve: S'kemi me se të ushqehemi

Në shtëpi me qira, pa punë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti 5 pjesëtarët e familjes së Flamur Dedajt sot po kalojnë ditët më të vështira  pas masave që u morën për mos përhapjen e covid19.

E zonja e shtëpisë tregon se i vetmi krah punë është bashkëshorti që dhe pse i sëmurë përpiqet të nxjerrë bukën e gojës.

Afërdita tregon se me borxhe ka arritur të mbijetojë.

Por veç situatës ekonomike ajo që e shqetëson më shumë është shëndeti i vajzës 10 vjeçare të sëmurë.

Teksa e ëma flet Melisa vetëm qan dhe mbështet kokën pranë gjoksit të nënës si të vetmen mbështetje që ka.

Me lot dhe me shpresën që dikush ti shohë kjo familje kërkon ndihmë.

Edhe dy fëmijët e tjerë kanë ëndërr shërimin sa më parë të motrës.

EMISIONET