Koronavirusi vdekjeprurës në Kinë, regjistrohen 17 raste të tjera të pneumonisë

Koronavirusi  vdekjeprurës në Kinë, regjistrohen 17 raste të

Autoritetet shëndetësore të Kinës kanë njoftuar sot se ata kanë regjistruar edhe 17 raste të tjera të pneumonisë të shkaktuara nga një koronavirus i ri, duke ngritur shqetësime ndërsa vendi përgatitet të festojë Vitin e Ri kinez lunar, kur shumë qytetarë udhëtojnë drejt saj.

Tre prej pacientëve besohet të jenë në gjendje të rëndë, sipas një deklarate të lëshuar nga Komisioni Shëndetësor Komunal Wuhan.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar nga koronavirusi i ri në Kinë, të gjithë në Ëuhan, në pjesën qendrore të vendit, tani qëndron në 62. Dy prej tyre kanë vdekur.

17 pacientët e rinj filluan të zhvillojnë simptoma, kryesisht ethe dhe kollë, përpara 13 janarit, sipas njoftimit.

Festimi i Vitit të Ri Lunar Kinez, i shoqëruar nga një javë pushimesh publike, fillon në 24 Janar.

Virusi i ri i përket familjes koronavirus, siç është Sindroma e Rëndë Respiratore Akute

 (SARS), e cila kishte marrë jetën e afro 800 njerëzve në të gjithë botën kur një epidemi gjithashtu shpërtheu në Kinë.

Autoritetet shëndetësore të SHBA njoftuan të premten se po marrin masa paraprake në tre aeroporte amerikane për të identifikuar udhëtarët nga Wuhan që mund të kenë simptoma të koronavirusit të ri.

Edhe pse ekspertët vërejnë se virusi i ri duket se nuk është aq vdekjeprurës sa SARS, dihet shumë pak rreth origjinës së tij dhe nuk është plotësisht e qartë nëse ai transmetohet nga njëri person te tjetri.

Tajlanda ka regjistruar dy raste, një Japonia.

Të gjitha rastet deri më tani janë ose banorë të Wuhan ose vizitorë në qytet.

EMISIONET