Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në një lidhje direkte për edicionin informativ të Ora News me gazetarin Sebastian Zonja foli rreth situatës së krijuar në vendet fqinje nga koronavirusi. Shehu u shpreh se Shqipëria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës, ndërsa i bëri thirrje Presidentit të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Tritan Shehu: Me ne ka të bëjë forcimi i masave këtu në Shqipëri. Është një betejë e madhe e mjekësisë klinike. Krahas për të ndaluar përhapjen ne duhet të kishim marrë masa urgjente për forcimin e atyre reparteve që shërbejnë për mjekimin e këtyre sëmundje. Qeveria italiane dha 1 miliard euro për të forcuar kapacitetet reanimatore. Fatkeqësisht unë shoh një konfuzion total në marrjen e masave. Dje unë dëgjova që një koncept strategjik që të sëmurët të vazhdojnë të trajtohen në shtëpi. 

Ky do ishte një gabim strategjik i rëndësishëm për vendin tonë. Kjo lidhet me vendet e falimentuara ku shteti nuk u del dot për zot. Kjo është një eksperiencë tragjike që ka ndodhur në Afrikë. Strategjia e tillë ndiqet në vende shumë të zhvilluara. Çohen në shtëpi me kusht që të banojnë vetëm, të kenë nivel financiar dhe e treta që shteti të garantojë shërbim mjekësor. Ne duhet të marrim masa të shpallim situatën emergjente. Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Të implementohen ato masa që ka implemtuar Italia në zonën e kuqe. Deri tani thuhet se nuk kemi asnjë rast, por unë kam dyshimet e mija për këtë gjë. Duhet bërë duble chek për analizat. 

/Ora News.tv/