Koronavirusi/ FIFA shtyn ndeshjet eliminatore të Azisë për Botërorin e 2022

Koronavirusi/ FIFA shtyn ndeshjet eliminatore të Azisë për

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) janë shtyrë ndeshjet eliminatore të Azisë për Kupën Botërore FIFA 2022.

Në njoftimin e bërë nga FIFA, thuhet se ndeshjet eliminatore që planifikoheshin të luhen më datat 23-31 mars dhe 1-9 qershor, janë shtyrë për shkak të shqetësimeve në rritje për shkak të koronavirusit.

Më tej në njoftimin bëhet e ditur se vendimi është marrë në mënyrë të përbashkët me Konfederatën Aziatike të Futbollit, ndërsa datat se kur do të luhen ndeshjet do të bëhen të ditura në një moment tjetër.

EMISIONET