Koronavirusi, shtetasit kinez bien pre e racizmit

Koronavirusi, shtetasit kinez bien pre e racizmit

Përhapja e koronavirusit në vendet e Europës ka shkaktuar frikë tek shumë qytetarë.

Franca ka konfirmuar 4 raste deri më tani të personave të infektuar, ndërkohë që shumë shtetas kinez në Francë janë ankuar se kanë rënë pre e racizmit.

Ata shprehen se kanë pasur përplasje fizike me qytetarë në transportin publik si dhe abuzim në rrjete sociale.

Raste të racizmit janë raportuar dhe në Britani. Shumë shtetas kinez që jetojnë në Francë shprehen se qytetarët i shmangin ata në rrugë nga frika e koronavirusit.

Madje reagime ka pasur dhe për titujt e gazetave në Francë të cilët shkruanin "Alarm i verdhë" dhe vendosën foton e një gruaje kineze me maskë.

Shumë persona kanë reaguar ndaj saj, ndërkohë që agjencia mediatike ka kërkuar falje dhe deklaroi se nuk do të përsëriteshin.

Franca deklaroi se do të dërgojë një avion në Ëuhan ditën e enjte (30 janar) për të evakuuar 250 qytetarë francezë.





EMISIONET