Autoritetet italiane kanë bërë publike statistikat e fundit zyrtare mbi përhapjen e koronavirusit në nivel kombëtar.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi si dhe numri i viktimave, ka shënuar një rritje përgjatë 24 orëve të fundit.

Deri në orën 17:00 të datës 2 mars 2020, në Itali rezultojnë 1835  persona të infektuar nga ky virus. Janë gati 300 persona më shumë se një ditë më parë.

Po ashtu është rritur dhe numri i viktimave që ka shkuar në 52.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vitkima, ku 15 prej tyre janë në Lombardi dhe 3 në Emilia Romagna.

Lajmi pozitiv i ditës së sotme është rritja e konsiderueshme e pacientëve të shëruar nga koronavirusi që sot ka arritur në 149 persona.

Numri më i lartë i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali është regjistruar në rajonin e Lombardisë ku janë shënuar 1077 raste pozitive.

Në Emilia Romagna janë 324 dhe në Veneto 261.

Në nivel kombëtar në Itali janë kryer deri më sot 23345 tampone.

/Ora News.tv/