Koronavirusi, Republika Çeke shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Koronavirusi, Republika Çeke shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Republika Çeke shpalli ditën e sotme gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi në vend.

Qeveria ka vendosur të mbyllë pjesërisht kufijtë për të parandaluar hyrjen e njerëzve nga vendet e rrezikuara.

Gjendja e jashtëzakonshme vendos ndalimin e grumbullimeve të më shumë se 30 personave dhe vendos kufizime në vendet publike siç janë restorantet, bibliotekat dhe palestrat.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për 30 ditë.

Deri më tani janë 91 raste të konfirmuara me koronavirus në Republikën Çeke.

EMISIONET