Në kushtet kur në Itali nga e shtuna kanë hyrë 16 milionë njerëz në veri të vendit, kreu i shtetit Ilir Meta apelon autoritetet shqiptare për forcimin e masave, duke lënë të nënkuptohet edhe ndalimin e lëvizjeve në dy shtetet fqinje, Italinë dhe Greqinë. Në një status në Facebook, kreu i shtetit apelon autoritetet që të marrin të njëjtat masa si ato që aplikoi për zonën e kuqe Italia, çka nënkupton ndalimin e lëvizjeve përveç rasteve emergjente.

Ilir Meta: Për shkak se gjendja në Itali por edhe përhapja në rritje në Greqi, dy vende me të cilat kemi shkëmbimet më intensive, imponon aplikimin e masave të "Zonës së Kuqe", si ato të marra në Itali, aplikimin e të gjitha kufizimeve e veprimeve që ky regjim kërkon, si dhe marrjen e masave organizative energjike dhe të monitoruara 24 orë në 24.

Shqipëria edhe këtë të diel deklaroi se nuk ka asnjë rast me koronavirus, në 59 analiza të kryera te persona me shenja të ngjashme. Por kreu i shtetit jep alarmin se duhen marrë masa për përballimin e situatës.

Ilir Meta: Presidenti kërkon vënien në dispozicion të financimit të plotë, shumë më të madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjeksor të mobilizuar për përballimin e situatës. Angazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë e higjenës, qofshin edhe jashtë shërbimit aktiv.

Fqinji ynë Italia ka një rëndim ekstrem me mbi 5000 raste të infektuar dhe mbi 200 të vdekur. Raste në shtim me koronavirus ka dhe Greqia, ndërsa janë shfaqur dhe te fqinjët e tjerë. Autoritetet vendase kanë apeluar autokratntinimin për këdo që vjen nga vendet e prekura me koronavirus, duke u mjaftuar vetëm me matjen e temperaturës, ku dihet që kronavirusi i shfaq shenjat pas 14 ditësh.

/Ora News.tv/