Koronavirusi, Portugalia pezullon fluturimet drejt Italisë për 14 ditë

Koronavirusi, Portugalia pezullon fluturimet drejt Italisë për 14

Portugalia do të pezullojë të gjitha fluturimet drejt Italisë për një periudhë prej 14 ditësh si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Njoftimin e dha ANAC, Rregullatori i Aviacionit Civil të Portugalisë, në një deklaratë të martën e 10 marsit.

Të hënën qeveria pezulloi fluturimet drejt rajoneve më të prekura nga Italia, por pas monitorimit të vazhdueshëm të evolucionit të epidemisë dhe pas vendimit të Italisë për ta vendosur vendin në karantinë, u vendos që të zgjerohet pezullimi në të gjitha rajonet italiane.

Urdhri do të hyjë në fuqi ditën e sotme më 11 mars.

Deri më tani në Portugali janë regjistruar 39 raste me koronavirus.

EMISIONET