Çmimi i madh i Australisë është pezulluar deri në një njoftim të mëtejshëm.

Vendimin e ka deklaruar vetë kompania më e madhe e automobilizmit nëpërmjet faqes së saj zyrtare, pas infektimit me Covid-19 të një anëtari nga MccLAREN.

''Formula 1 dhe FIA, me mbështetjen e plotë të Grand Prix Korporatës Australiane (AGPC), pra, kanë marrë vendimin që të gjitha aktivitetet e Formula 1 për Grand Prix Australian të anulohen. Ne e vlerësojmë që ky është një lajm shumë zhgënjyes për mijëra tifozë për shkak të pjesëmarrjes në garë dhe të gjithë mbajtësit e biletave do të marrin një rimbursim të plotë dhe një njoftim i mëtejshëm do të komunikohet në kohën e duhur'', thuhet në njoftim.

Gara e Australisë ishte programuar për tu zhvilluar më 14 mars.

/Ora News.tv/