Koronavirusi 'përparon' në Rusi. 196 raste të reja në 24 orë, 3 viktima dhe 1,036 të infektuar

Rusia raportoi 196 raste të reja të koronavirusit ditën e sotme, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1036, shkruan CNN.

Në përgjithësi, 58 nga 85 rajonet e Rusisë raportuan se po trajtojnë pacientë me koronavirus. Shumica e rasteve ,703, janë në Moskë, 49 të tjera janë në rajonin e Moskës.

Numri i viktimave ka mbetur në 3, ndërsa 45 pacientë janë shëruar.

Një ndryshim në taktikat: Pak më shumë se një javë më parë, Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia kishte përhapjen e koronavirusit "nën kontroll". Tani vendi po ndryshon taktikat, pasi autoritetet pranojnë se janë duke u përgatitur për një shpërthim të madh të Covid-19.

Rusëve u thanë të qëndronin në shtëpi: Në një fjalim mbarëkombëtar të mërkurën e 25 marsit Putini pranoi se ishte "objektivisht e pamundur të ndalosh përparimin e Covid-19 në një vend të madh si Rusia. Ai u bëri thirrje rusëve të "kuptojnë kompleksitetin e situatës" dhe të qëndrojnë në shtëpi,


EMISIONET