Koronavirusi “pastron” Kinën, më pak ndotje se në 2019

Koronavirusi ka vrarë mbi 2800 persona në të gjithë botën, që prej shpërthimit të tij në Wuhan në Kinë. Mirëpo për shtetin kinez, virusi vdekjeprurës ka pasur dhe pasoja të mira. Karantina e detyruar për popullësinë dhe mbyllja e aktivitetit industrial, ka bërë që në fillim të këtij viti të ulet ndotja e ajrit në shtetin komunist.

 Sipas imazheve satelitore të NASA, kanë treguar një rënie dramatike të niveleve të ndotjes në Kinë, e cila është “të paktën pjesërisht” për shkak të ngadalësimit ekonomik të shkaktuar nga koronavirusi, thotë agjencia hapësinore amerikane NASA.  

Hartat e Nasa tregojnë se si nivelet e dioksidit të azotit kanë rënë këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019. Kjo futet te rëniet rekorde për shkak të veprimtarisë së kufizuar të fabrikave, pasi prodhuesit kanë ndaluar punën në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Shkencëtarët Nasa thanë që ulja e niveleve të dioksidit të azotit - një gaz i dëmshëm i emetuar nga automjetet motorike dhe objektet industriale - ishte së pari i dukshëm pranë burimit të shpërthimit të virusit në qytetin Wuhan, por më pas u përhap në të gjithë vendin.

EMISIONET