Koronavirusi, pasagjeri amerikan: Më mirë qëndroj në karantinë në Japoni sesa të kthehem në SHBA

Një pasagjer amerikan në bordin e anijes Princess Diamond e goditur nga koronavirusi thotë se ai më mirë do të qëndronte në karantinë në këtë anije në Japoni sesa të kthehej në Shtetet e Bashkuara pasi autoritetet thonë se aty ka më shumë njerëz në anije janë infektuar.

Matthew Smith dhe gruaja e tij, Katherine Codekas, nga Kalifornia, janë dy prej 380 shtetasve amerikanë në bordin e anijes që autoritetet japoneze vendosën në një karantinë dy-javore në 5 shkurt, shkruan Daily Mail.

Diamond Princess, e cila mbart numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus jashtë Kinës, është ankoruar në një port në Yokohama, vetëm në jug të Tokios.

Numri i përgjithshëm i pasagjerëve në bordin e anijes që janë diagnostikuar me koronavirus është rritur në të paktën 355 persona, sipas autoriteteve japoneze.

''Deri më tani, kemi kryer teste për 1,219 individë. Nga këta, 355 njerëz dolën pozitivë,'' tha Ministri i Shëndetësisë Katsunobu Kato një tryezë të rrumbullakët për median publike NHK.

EMISIONET